Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Fenerët e shpresës

Margarita Llapushi Zeneli-Fenerët e shpresës

Kam njohur sy që janë dritare të mbyllura
dhe të tjerë që shohin dritë përtej reve të ngrira,
Kam takuar hije që fshihen pas fytyrave të shtirura
por dhe yje që me një shkëlqim mbeten të paharruara!


Të rrallë janë ata që sjellin pranverë në dimër
që me një buzëqeshje shkrijnë akujt e zemrës,
Janë fenerë të ndezur në errësirën e jetës
ku ndriçimi i tyre shënon rrugën e shpresës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT