Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa -SHOKËT E FËMIJËRISË.

Imer Hysa -SHOKËT E FËMIJËRISË.

Janë ata që mollën e ndanin me dhëmbë
E rrobat shkëmbenin në dasma e festa
Ata janë, që shaheshin me motër e nënë
E përsëri bashkë i zgjonte e nesërmja


Janë ata që loznin lojra të thjeshta
E gjer të ato me toka, si pushtues
ata janë, që vraponin gjer sa i mbulonte djersa
E përsëri e linin të dobtin të dilte fitues.


Ata janë, që me një fishkëllimë mblidheshin
Për një lojë futbolli, a për tu larë në përrua
Janë ata, që dashurinë për njëri tjetrin
E mbanin ksistal si ujë në krua.


Janë ata, sot të bërë gjyshër zemërbardhë
Në mehallën e vjetër, ah sa pak kanë mbetur
ata janë që jep tërë pasurinë ti kesh pranë
Janë kujtimet që as dheu dot ska për ti tretur.


Nuk ka kandar ta peshoj atë mall
Nuk ka as pluhur që atë e mbulon
Jo jo, nuk ka as ujë qē e shuan atë zjarr
Zjarrin e mallit që djeg çdo ditë që agon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT