Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri -NUK DI T’I TREGOJ ËNDRRAT

Ymrije Beqiri -NUK DI T’I TREGOJ ËNDRRAT

Disa ëndrra m’i shuan
Shpirtin seç ma thyen
Asgjë më s’është si dikur


Dikur i doja shumë dhuratat
Sot ato i kam neveri
Dikur i pëlqeja ditëlindjet
Sot datat nuk më kujtohen


Këto festa fare nuk i dua
Më humbën edhe vitet
Sikur nuk di të numëroj


Dikur kisha nevojë për një fjalë të mirë
Sot fjalët më duken mashtrim
I doja befasitë dikur
Tash më duken zhgënjim


Një kohë pata nevojë për përkrahje
Jo që disa më përkrahën
Por më shumë më bënë jetën
Edhe më të vështirë


Sot kur dikush më ofron ndihmë
Kam frikë se diç s’po ecën mirë
Kjo është jeta ime dje e dikur
E nuk zë besë më kurrë


Prandaj sot jetoj e zhgënjyer
Më ka humbur çdo pikë shprese
Sot nuk vlerësohet i sinqerti
Gjithçka frymon interes

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT