Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj -Perëndim i ditës se përndezur

Maxhun Osmanaj -Perëndim i ditës se përndezur

Flakëron në mua dita dhe nata
E mbarsur me shtërzime dhe ëndrra
Si ti qiell i pakufishëm që na lë pa fjalë
Ti Diell që ikën i ngarkuar
Nga dhimbje- gëzimet tona
Plot dënesë dhe ofshamë kohe
Ikën t’i zgjosh të tjerët
Që flenë andej globit
Ne do të mbytemi n’ëndrra
Ndoshta s’do t’i shijojmë kurrë
Flakëro përsëri këndejpari
Trishtimi dhe terri mos të rrënjosen
Se në globin e shpirtit dhe zhgënjimit
Shumë jemi duke u mbyt’
Na fal përsëri gjymtyrët
Mendjen dhe sytë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT