Friday, March 21, 2025
BallinaSportNdeshjet në Champions, fitojnë Bayerni, Benfica e Feyenoordi

Ndeshjet në Champions, fitojnë Bayerni, Benfica e Feyenoordi


Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme që nisën nga ora 21:00 në Champions League.

Fitore arritën Bayerni, Benfica dhe Feyenoordi, ku kjo e fundit shkaktoi befasi, pasi mposhti Milanin.

Bayerni e mposhti Celticun me rezultat 1:2, ku golin e parë e shënoi me anë të Olise në minutën e 45-të, ndërsa Kane e dyfishoi epërsinë në të 49-ën.

E, në minutën e 79-të, Maeda ngushtoi epërsinë për Celticun, duke e lënë të hapur sfidën në Gjermani.

Feyenoordi e mposhti Milanin me rezultat minimal prej 1-0, me golin e Paixaos të shënuar në minutën e 3-të të takimit.

Kurse, Benifca arriti fitore të rëndësishme në udhëtim te Monaco, duke e mposhtur po ashtu me rezultat minimal, me golin e shënuar nga Pavlidis në minutën e 48-të./Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT