Po vjen dita e pavarësisë,
Ku janë luanët që ishin prijës?
Pse në Hagë padrejtësisht qëndrojnë,
Këto yje të kombit tonë?
Hashim Thaçi udhëheq i pari,
UÇK-së ai i dha zë.
Bëri ta njohë bota mbarë,
Në Rambuje doli fitimtar.
Kadri Veseli komandanti,
Në ballë të luftës i ka pri.
More kombi im i dashur,
Pse ta lejojmë ngujimin e tij?
Jakup Krasniqi, zëdhënës i luftës,
Çdo vatër lufte ka qenë prezent.
Informacionin gjithkund ka mbledhur,
Për jetën e tij as syri s’iu tremb.
Rexhep Selimi, një themelues,
Që operacioneve luftarake u ka pri.
Në vend që të festojë me popullin mbarë,
Qëndron në burg me padrejtësi.
Katër burra në izolim,
Qëndrojnë në Hagë padrejtësisht.
Kanë bërë luftën për çlirim,
Me shporr serbët ata gjakpirës.
Këta yje të lirisë,
Pse t’i mungojnë sot shtëpisë?
E në shesh të jenë duke festuar,
Pavarësinë që shumë e kemi ëndërruar?
Moj Kosovë ime e dashur!
E gëzofsh pavarësinë ti!
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e
Rexhep Selimi,
Do të fitojnë nëse ka drejtësi.