Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -MË PRIT KOSOVË !

Petro L. Sota -MË PRIT KOSOVË !

E kam një dëshirë, që të vijë një ditë,
Në tokën tënde, se s’jemi më të ndarë,
Ashtu si vëllai vëllan, ti dil dhe më prit,
Sepse kurrë ndonjëherë, nuk jemi parë.

Dil dhe më prit, se patjetër do të vij,
Sepse desha të shikoj, me sytë e mi,
Kemi qenë një tokë, pa ndarë, pa kufij,
Dhe kemi një atdhe, që quhet Shqipëri.

I kam ndjerë bombardimet kur binin,
Si bubullima rrufesh mbi qytete e fshatrat,
Mbi njerëz paqësorë dhe fëmijë që flinin,
Shtëpi që digjeshin dhe iknin nga vatrat.

Iknin e linin mbrapa, një tokë në flakë,
Nga hordhitë e çetnikëve të tërbuar,
Binin pikat e shiut, lumenjtë rridhnin gjak
Retë e zeza dhe qiellin, kishin pushtuar.

I dëgjoja zërat e fëmijëve, që kur qanin,
Nëpër rrugët e arratisjes, për një strehim,
Retë në qiell, klithmat e tyre shpërndanin,
Ndërsa era, ia përcillte botës me vajtim.

E brishta Kosovë, në këmbë je ngritur,
Dhe po shëron plagët e tua që ke marrë,
Sepse lirinë tënde, me gjak e ke vaditur,
Me gjakun e gjithë, heronjëve kosovarë.

Me ylberët në qiell, gëzohet çdo fëmijë,
E ditët me një shkëlqim, tani marrin hov,
Jemi një komb dhe s’do të kemi më kufij,
Prandaj, dil më prit, se do të vij Kosovë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT