Sytë e tu janë deti i paqtë,
Ku unë kridhem si një sirenë
Në lirinë e saj të paskajshme,
Para se bota xheloze t’i ndrynte
Në një shpellë të errët akuzash
Për anijet e përplasura shkëmbinjve,
Marinarët e mbytur…
Ja ku je ti, det dhe marinar
Që në gji shtrënguar më mban
Dhe ditë-natë më lutesh:
“Më mbyt! Më mbyt e dashur!”
Më thuaj, ç’faj kam unë?!