Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza-MOS U LARGO

Xhevat I. Prebreza-MOS U LARGO

Çdo gjë që sillet rreth nesh
u ngri, u bë si një akullnajë
luftoj me vetminë
në këtë natë të errët

Sa herë të kujtoj
shoh se humbi vehten
lodhem me këto kujtime
por, prapë nuk dorëzohem

Ndonjëherë, më vjen ti harroj fjalët
ti harroj gabimet
ta harroj të kaluaren
dhe të kthehem prapë tek ti

Nuk mund ta përballoj jetën pa ty
më duket si një ferr kur përjeton toka
dua që ti mbylli syt
ndoshta ëndërra do t’më sjell pranë meje

Mos u largo
dua të jesh afër meje
ta dëgjoj frymen tënde
në çastet e fundit të jetës sime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT