Më bëj pikturë.
Më jep mes pëlhurës- jetë.
Brënda artit të pikturimit
bëmë njeri.
Jo! Mos përdor ngjyrën gri.
Është Pranverë!
Vendosëm të ulur mes gjelbërimit
mes luleve shumëngjyrëshe
të bukura,plot erë.
Brënda artit të pikturës,më jep gjallëri.
Në fytyrën time ndjenja.
Në shpirtin tim,pak qetësi.
Në sytë e mi,mos pikturo rrathët e zinj
nga lotët,dhimbjet dhe dëshpërim.
Bëji si det i thellë,që dallgët përplas
me guxim.
Më jep shpresë!
Më puth me ngjyrat e tua!
Më prek ,me penelin tënd.
Më lejo,ëndrrat të kem.
Të ” dehem” Duke u menduar
të nesërmen të kap.
Të shoh në sy,me ngulmim
të gjithë ata që më lënduan.
Më pikturo!
Të kërkova!
Të bëhem pikturë!
Të bëhem pëlhurë!
Të bëhem ëndërr!
Të bëhem flutur,me ngjyra shumë.
Flutur që ikën dhe vjen,pa drejtim.
Vendos dhe diellin mbi mua.
Të ndjej që jetoj,guxoj,luftoj.
Buzët e mija,të mbyllura fort pikturo.
Sepse atje,fshihet heshtja ime.
Heshtje që zemrën më copton.
Ti vetëm më pikturo!!