Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-TË NJOH?!

Landa Molishti-TË NJOH?!

Të njoh,
në heshtje,
Të njoh,
në fjalë,
Të njoh,
në qeshje,
Të njoh,
në të qarë.

Unë për ty,
E, ty për mua,
Kemi një ëndërr malli,
ku thyen, gjithë pikëllimet.

Të shoh?!..

Të shoh,
Ah! Ty, nuk ke mundësi të shprehësh, ato që zemra të ndien,
Të shoh sytë e lagur nga lotët,
Duart po të dridhen, vështrimet të tradhtojnë!…

Atëherë, lehtësojë ca shpirtin,
Në një mënyrë tjetër,
Dashuria e pastër,
nuk fshihet, ajo dhurohet.

Dhuroje, qoftë edhe me anë të kësaj fluture të bardhë…
Që prej kohësh sillet rreth nesh.
Në këtë “freski” dashurie plot gjelbërim,
Me lule të sapo çelura, në hyrje të Marsit të vetëtimave…

A nuk e sheh, si rrotullohet në duart e tua?!
Po të jep shenjë, të lehtësosh shpirtin….
A nuk e sheh?!
O, shpirt trazuar!…
-Marrëzisht, i dashuruar, në fije shkëlqimesh rrezesh diellore!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT