Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Udhëtimi i dashurisë !

Meri Bo-Udhëtimi i dashurisë !

Nëse mendimet e mia
do të kishin krahë
mund të dërgoja me të
një pulëbardhë të t’puthte.
Puthjet e mia rozë
mund të ti ringjallnin mëngjeset.


Shkuma e bardhë
mund të trazohet me bisedat e zogjve të detit
duke u bërë dashuri.
Në qoftë se shpirti im
do të ishte udhëtar
do të dërgoja një guackë me perla kengëtare.


Këngët e harruara për dashurinë
mund të zgjohen nga shirat
dhe të bëhen zemra blu.


Pafundësitë janë thellësi malli!


Sikur zemra ime të udhëtonte larg
do të dërgoja një re melankolike.
Moti i mjegullt
nuk i shkon veshjes sime të mendimit.


Detrat e dashurisë i përmbyten skajet e botës !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT