Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -VULOS MAGJINË

Valbona Kolaveri -VULOS MAGJINË

Bindjes time te palëkundur,
Kokfortësisë së pabindjeve që lakojnë
Të më bindin papandehur,
Unë, e ruajta për ty
Të shenjtë puthjen e përmallshme
Mallimeve

Prekjen hënore,lëmuar gishtash
Qè vec ëndrrave e lyp,
Veç unë e di sa herë ta dhashë,
Munguar përqafimesh

Zemrës ,që u dogj prangosjeve,
Mbyllur në një zarf të shpirtit
përmes vargjesh ,
Si pëllumb i bardhë shtegëton,
Sa e sa herë mungesash,
Ta dërgon një puthje,
Të vulos magjinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT