Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritDemaj Shyrete-Si Rozafë

Demaj Shyrete-Si Rozafë

Murosni gjysmën time, si Rozafë!
Njërin sy ma leni jashtë, t’a bëj diell të ndriçoj ditët dhe shpirtin e fëmijëve të mi, në përjetësi..
Njërin gji ma leni jashtë,
t’i mëkoj dashuri e jetë deri në fund
praninë time ta ndjejnë..
Njërën dorë m’a leni jashtë ta bëj erë
e t’ju përkëdhel flokët deri në thinje..
Njërën këmbë m’a leni jashtë të mbështetem fort për tokës të bëhem rrënjë e pemës time familje..

Gjysmën tjetër timen muroseni!
Dashurinë, guximin,dhimbjen, fortësinë,
arsyen e akullt murroseni!
Le të bëhem gur i fortë themeli i kështjellës time prej shpirti…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT