Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-FALJA, ÇELËSI I ZEMRËS

Fatime Kalimashi-FALJA, ÇELËSI I ZEMRËS

Ju lutem, kthehuni në rrugën e paqes
Ku dashuria shuan çdo ndjesi të djegur
Falni të tjerët, si dhe veten tuaj
Se vetëm falja është shpëtimi që rrugën ndriçon

Pranë familjes gjeni lumturinë e vërtetë
Ku prindërit janë krahët që ju mbajnë
Fëmijët janë dhurata më e shtrenjtë
Bekimi që jetën paqësisht e mbush

Lini pas inatet, xhelozitë dhe zemërimet
Mos lëndoni askënd, veç ndërtoni respekt
Familja është gjaku që lidh çdo damar
Dhe vetëm me paqe bota bëhet e qetë

Mos harroni, kjo jetë është kalimtare
Një udhëtim i shkurtër, shpesh mashtrues
Gabimet na përkasin, janë pjesë e njerëzimit
Falja na bën të mëdhenj, të ndritshëm, të vërtetë

Të falësh është fuqia e shpirtit të lartë
Virtyti që qetëson çdo zemër të plagosur
Se vetëm falja sjell paqen e vërtetë
Dhe na lidh me dashurinë e përjetshme

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT