Monday, May 19, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Jeta përballë vetmisë

Manushaqe Hoxha Laçi-Jeta përballë vetmisë

Mos thuaj asnjë fjalë
nëse kjo botë s’të pëlqen.
Kujtimi është i patretshëm
dhe çdo gjë shkon e vjen.

Të pres këtu në mes kujtimesh
kredhur në detin e gjërë të vetmisë.
Por kjo s’është oaze harrimesh
as botë ëndrrash të fëmijërisë.

S’është lumë i rrëmbyeshëm
që vjen nga mali me vërtik.
Është thjesht një puhizë mërie
që del thellë nga shpirti dhe ik.

Mos thuaj asnjë fjalë që do t’ma thuash
së paku kjo të mbetet në brendi.
Të mbetet përjetë e mërguar
në librin e kujtimeve për ty.

Jeta s’qenka asgjë përballë vetmisë
veç një stivë ëndrrash plot vragë.
Që të lë zgjuar tërë natën
dhe të hapin të përjetshmen plagë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT