Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NËNA E PIKËLLUAR

Murtez Asllani-NËNA E PIKËLLUAR

Një nënë e pikëlluar
në fshat jetonte,
mërzitej e vetme
djemtë i kujtonte.

Djemtë e saj
ikën në mërgim
për të gjetur punë,
po edhe strehim.

I dhimbsej pasuria
ta lë në mëshirë,
po ku te shkojë
askund s’ka më mirë.

Çdo ditë të dera
ajo shikonte,
por djemtë e saj
nuk i takonte.

E priste vdekjen
ashtu në vetmi,
do të mbesin sytë hapur
veç për djemtë e mi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT