Monday, May 19, 2025
BallinaVitrina e libritErmira Bezati-Zgjim pranveror

Ermira Bezati-Zgjim pranveror

Sa kohë kisha pa t’a dëgjuar zërin,
Qysh vjet pa ardhur asnjë dallëndyshe,
Sa ëmbël më vinte kur ma thërrisje emrin,
Qerpikët përloteshin,merrnin valle dyshe.

Pa i zgjuar akoma dielli mëngjesor lulet,
Ti hajde me flladin e ngrohtë të pranverës,
Pavarsisht se dimri akoma në qoshe ulet,
Ardhja jote t’i drithëroi të tëra lulet e shqerrës.

Sa kohë u bën vërtet, zërin pa t’a dëgjuar,
Edhe pse brenda vetes t’a dëgjoj çdo ditë,
Ulur ëndrrash, nëpër sy s’më ke munguar,
Veç mëngjeseve ma digjie mall, at’ shpirt.

Sa gëzon kjo zemër,o më i bukuri dial,
Tani të kam përballë dhe zërin t’a dëgjoj,
Me fjalët e tua ma shkrive krejt at’ mall,
Pranija jote xhanë Pranverën time zgjoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT