Shkruan Zekeria Idrizi
Zekerija Idrizi: nga libri im gjashtëvëllimësh shqip-anglisht “Portrete shkrimtarësh” (“Portraits of writers”, përkthyese shkrimtarja Valentina Muka Korçari, Kuçovë/Toronto)
Imer Hysa është një figurë shumëdimensionale, i cili me një inteligjencë të rrallë dhe gjuhë sinkretiste ka përbashkuar mrekullisht profesionin e tij prej mjeku veteriner dhe gazetarinë, publicistikën, studimet etnografike, tregimtarinë dhe poezinë si mbretëreshë të arteve. Njëkohësisht ai me një mjeshtëri të hollë e fine artistike jo rrallë herë zhvishet nga manteli i mjekut veteriner profesional dhe vesh “rrobat” e gazetarit, të shkrimtarit e të poetit. Rrjedhimisht, ai është edhe një veprimtar i dalluar në aktivitetet e larmishme kulturo-artistike dhe mbarëkombëtare shqiptare në atdhe dhe jashtë në mërgatë.
Shih për këtë dhe ai do jetë laureat i mirënjohjeve, çmimeve dhe titujve të shumtë për veprimtarinë e tij të gjithëmbarshme.
Kolegët e punës, studiuesit dhe kritikët letrarë e kanë vlerësuar lart kontributin e tij madhor në fushat që i theksuam …
Përndryshe, Ymer Hysa vazhdon dhe më tej me pasion të thellë të punojë në shkencë, studim, gazetari dhe letërsi …
***
Ymer Hysa ka lindur në Gjorëm të rrethit të Krujës, sot Gjorëm Kurbin, në vitin 1961. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në fshatin e lindjes dhe të mesmes në Laç ka kryer studimet e larta universitare 1980-1985 në ILB (Instituti i Lartë Bujqësor) Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku më 1985 diplomohet Mjek Veteriner.
Pas diplomimit ka punuar në rrethin e Krujës në Kooperativën Bujqësore Tipi i Lartë “Albulena” të Laçit, fillimisht si Mjek Veteriner. Dhe pa mbushur tre vite punë si specialist, falë aftësive të tij teknike dhe menaxhuese që do të reflektoheshin me rezultate të larta në punë, ai do të tërhiqte vëmendjen e organeve drejtuese qëndrore të rrethit të cilët do t’i vlerësonin aftësitë e tij dhe do i’a propozonin Asamblesë së Kooperativës Bujqësore “Albulena” të Laçit si Zevëndës Kryetar të saj, propozim që u mirëprit dhe do ta justifikonte mjaftë mirë me punë. Pas tre viteve punë në këtë detyrë do të zgjidhej për dy vite të tjera Kryetar i Kooperativës Bujqësore Gjorëm.
Me ndryshimin e sistemit ekonomik në vend, me reformimin e institucioneve shtetërore nga viti 1993 e deri më sot punon në Drejtorinë e Bujqësisë të rrethit Kurbin si Mjek Veteriner – Zyrtar i Rrethit, duke e drejtuar devotshmërisht këtë shërbim. Ai ndjehet mirë me profesionin e tij dhe siç shprehet në mjaftë intervista nuk do ta ndërronte kurrë me asnjë profesion tjetër.
“Mjeku shëron njeriun, ndërsa Veterineri shpëton njerëzinë” shprehet ai.
Falë punës së tij dhe të kolegëve që ai ka bashkëpunuar, është bërë e mundur që në rrethin ku ai ushtron profesionin e Mjekut Veteriner të çrrënjosen disa zoonoza (sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit) si Plasja, Bruceloza, Tuberkulozi, apo dhe Gjuha Blu, Dermatoza e Gjedhit etj.
Që në moshën e adoleshencës është marrë me poezi dhe publicistikë duke botuar në gazetat e revistat e kohës, që nga gazeta “Kastrioti”, “Studenti i Bujqësisë”, “Zëri i Rinisë” etj, e gjerë te ato të kohës së tanishme si Gazeta Standart, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja. com, Gazeta Nacional, Gazeta Telegraf, Gazeta Fjala, Gazeta Kujtesa, Gazeta Rrënjët, Gazeta Lis Alba, Gazeta Albulena, Gazeta Kurbini etj.
Është bashkëpunëtor me revista shkencore dhe artistike brënda dhe jashtë vendit, si Revista Veterinaria Shqiptare, Revista Miqësia, Revista Sharri, Revista Rozafa, Gazeta Rrënjët, Gazeta Vlera, Antologjia “Na Bashkoi Poezia”, Antologjia “Gjurmë Penash”, “Antologjia e Poetëve Mbarë Kombëtarë” Antologjia “Shqipëri Zemra Jonë” Revistën “Pena e Artë” etj etj, si dhe me mjaftë stacione televizive kombëtare, si Top Channel, Televizioni Shqiptar, Report Tv, ABC News, EuroNews Al etj.
Me krijimtarinë e tij letrare ka marrë pjesë në disa konkurse poezie, ku poezitë e tij janë vlerësuar me çmime, çertifikata dhe trofe.
Ai i vlerëson si më të spikaturit çmimet e fituara kur ishte gjimnazist në konkurset që zhvilloheshin me rastin e Festave të Nëntorit nga gazeta lokale e rrethit të Krujës “Kastrioti”, një Çmim të Tretë të moshës studentore në vitit 1983, si dhe për nga cilësia dhe gjeografia e poetëve pjesmarrës çmimet fituara në konkursin poetik “Në Prehër të Gjallicës”, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Kukës, ku vlerësohet me çmim të parë, konkursin poetik “Muza Budiane” organizuar nga Klubi Letrar “Pjeter Budi” Mat, ku vlerësohet me çmim të tretë apo vlerësime nga Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i Mërgimtarit” në Novara të Italisë, atë me “Statujën e Lirisë” dhe çmimin letrar “Jeronim de Rada”.
Poezitë e tij priten mjaftë mirë nga lexuesit dhe shumica prej tyre janë recituar dhe interpretuar nga artistë dhe artiste të ndryshëm brënda dhe jashtë atdheut. Librat e tij gjenden në duart e lexuesve të shumtë kudo nëpër trevat shqiptare, Europë dhe Amerikë.
Edhe pse në profesion Mjek Veteriner ka punuar si redaktor dhe si gazetar në gazetat lokale Albulena, Kurbini dhe aktualisht është zëvëndës kryeredaktor i Revistës “Miqësia”, organ i Shoqatës së Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, që botohet në gjuhët shqip dhe italisht. Ka punuar gazetar në gazetën kombëtare “Kujtesa” për qarkun e Lezhës dhe është për këtë qark gazetar për median online Newsalbania.al. Bashkëpunon me median online “kosovatimes.info, “ciceroni-ks.com”, “Qendrapress.com” në Kosovë. Gjithashtu është konsulent, bashkëpunues dhe redaktor i disa librave të autorëve të ndryshëm.
Falë aktivitetit të tij letrar, shkrimeve publicistike, qofshin ato artistike apo shoqërore dhe veçanërisht ato teknike në fushën e bujqësisë, si dhe bashkëpunimi me median e shkruar dhe atë vizive, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ka pranuar Anëtar të tij.
Mjeku Veteriner, poeti dhe publicisti Ymer Hysa është shpallur Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Univerasale në Shqipëri, dhe është nënkryetar i kësaj organizate për rrethin Kurbin. Është dekoruar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Papa Klementi i XI-të Albani” me qendër në Suedi, është Kryetar i Këshillit Kombëtar të “Shoqatës së Pajtimit Mbarë Kombëtar” dega Krujë, është Anëtar Nderi i Shoqatës Mbarë Kombëtare “Vatra Jonë”, Anëtar i Shoqatës Kulturore “Jehona Shqiptare”, Anëtar i Shoqatës Letrare Artistike “Princ Muzaka”, Anëtar Nderi i Shoqatës Kombëtare të Miqësise Shqipëri Itali etj
Ka botuar librat:
– Gjormi Histori dhe Etnokulturë (Libër historik dhe etnokulturor)
– Kur Fjalët Bëhen Buqetë (Poezi)
– Bujqësia e Kurbinit në Syrin e Specialistit (Libër profesional e shkencor)
– Ëndrra në Udhëkryq (Poezi).
Gjithashtu ka disa libra në dorëshkrim që pret t’i botojë së shpejti, si, fjala bie, në publicistikë:
-“Të pa thëna për Kurbinin”,
-“Tregime të shkurtëra”, -“Personalitete të Kurbinit”, -“Mirënjohja e Femijëve”-Shënime Udhëtimi,
-“Kam çtë them”, monografi,
-“Për Bashkohësit e mi Laçianë” dhe vëllimet poetikë:
-“Poezi të Adoleshencës” dhe një vëllim me poezi lirike.



