Një gonxhe të një luleje
si nëna fëmijën e përkëdheli
e me hukatjen e frymës së shpirtit
ia shkrij borën e akullin e dimrit përherë,
se aq fort unë e due.
Në ma jepni një lule,
unë një vazo plot e përplot me gonxhe
ty u çelë e nisi për juve.
Në ma falni një vazo
ku pranverat e djellta të më çelin
mbi kryet e mbuluem,
një bahçe të madhe për ju unë e mbjell
që ta keni për krejt stinët pas meje
përherë duke çelë
kur unë të kem shkue.