Të jesh mesh njerëzish e të ndihesh vetë!
Ftohtësi metali !
Kisha parë një burrë të mëkej së qari udhës!
Kush mund t’ ja mbushte boshllëkun e një fjale të ëmbël prej birit të tij.
I mekur i ngriu trishtimi fytyrës.
Nostalgji fëminore i lëkundej akoma brenda vetes si fishkëllim e ardhjes së bilbilave nën luhetjen e erës.
Ç’ të jetë vallë ky kaos i pakuptueshëm, gllabërues ndjenjash,..
Ardhur si intrigë e fshehtë me zë lemeritës brenda një shpirti të pazbërthyeshëm!
Kisha dëgjuar për mëkatet e murgeshave , për klithmat e pashpjegueshme tehu greminave kur manteli i hënës kobshëm shtrihej mbi to.
E zeza e erret, zjarrmimi i pashpjegueshëm qiellor shkërmoqur moralin mbi mllefin dhe dhimbjen e zhgënjimit.
Mesnatës së shurdhër ec në ikonën e të gjallit të vdekur!
Vite të humbura numërohen në heshtje
Nata, ngushëllon me rreshje!