Puthëm të lëmuarin zverk
Dhe mos thuaj asnjë fjalë
Bëj sikur përzë një drerkë…
Ti puthësh ato buzë valë…
Më puth butë
si fllad ngadalë.
Hidhi zjarr, zjarrit te gjiri
Kapërce atë vargmal …
Dhe puth sythat e një bliri..
.
Të kisha thënë..
.
Të kisha thënë, mos prit pas derës,
se kam një shpirt të lirë, bohem,
se jam poete, i ngjaj erës,
Nuk piqem si balta vapemë…
Unë nuk marr formë, siç merr dhe uji,
kur hidhet brenda në një enë…
Poeti ndreq dhe retë rrëmujë,
dhe vetes paqe s’gjen…
Jam duna resh unë, herë pas here,
as dielli vet s’më fsheh dot mua,
më ndjek vërtetë çdo rrahje zemre
por jo nuk mbetem mish e thua…
Të kisha thënë: s’futem në xhep,
se kam një shpirt si zogjtë e lirë,
një muzë që kurrë nuk mbetet shterpë,
për vargje xhevahir.