Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-UDHËTO!

Natasha Ilia-UDHËTO!

Udhëton. me një anije që shpejt lundron,
Ngjitu lartë..e largohuni limanit moçal..
Guxo e vër një kurs që ëndërron..
As mos mendo..që stuhia mund të ndal..

Shtërngata të fuqishme mund të takoni..
Frika do ju lidh me liman jo mikpritës.
Raca njerëzish të ndryshme do të shikoni
Bota e re e panjohur do ju çudisë..

Vozit me anijen që një flamur ka në direk
Largohu arratisu nga një vend greminë..
Vite burgosur e të kanë hedhur në hendek
Lufto ndalo në një vend që të presin mirë.

Natyrisht diku do ndalosh fund udhëtimi.
Anija do hedhë spirancën në mol.
Të panjohur do të presin para perëndimit
Zbret vetëm në vend të huaj e sytë me lot

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT