Monday, May 19, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -Shpirti i bardhë!

Cerazela Kondi -Shpirti i bardhë!

Atë bardhësi të shpirtit tim
mos e braktis.
Ta kujdesësh,me dashuri,
me durim.
Ti dhurosh,një përqafim të ëmbël
kur ndjen vetmi.
Ajo bardhësi e shpirtit
ka kaq shkëlqim.

Ajo bardhësi
ngjan si një mbretëri plot dritë.
Atë bardhësi mos tradhëto.
Të ndryshojë ngjyrë,mos lejo.
Të fshihet në ” gri”kur qielli egërsohet.

Akoma dhe kur të gjitha erërat e kohës
të mundohen ta errësojnë
me rre të zeza ta mbulojnë…
Ti prit,mos u nxito,mos u pikëllo.
Dielli ,do të vijë dhe do ti hedhë
gjith ngjyrën e artë të tij.

Dhe atëherë,asnjë rre dhe asgjë tjetër
nuk do të afrohen.
Do ndricojë përgjithmonë.
Mes ngjyrës të saj të bardhë.
Dhe ti do të ndjehesh mirë.
Që u kudese,që meritonte,
që me dashurinë tënde,ai shpirt i bardhë
ngjyrë të mos ndryshonte!!

Shpirti i bardhë!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT