Monday, May 19, 2025
BallinaSportPrishtina në finalen e Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Dritës

Prishtina në finalen e Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Dritës

Prishtina ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pas një fitore të thellë 3:0 ndaj Dritës, të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadrës kryeqytetase i kanë mjaftuar tre golat e shënuar në pjesën e parë për të vulosur fatin e ndeshjes dhe për ta siguruar kalimin në finale.

Heroi i mbrëmjes ka qenë Almir Muja, i cili ka realizuar dy herë (në minutat 9 dhe 39), ndërsa goli i tretë është shënuar nga Ardit Krasniqi në minutën e 44-të.

Me këtë fitore, Prishtina e ka mbyllur gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 4:0, pasi kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Gjilan me rezultat 1:0.

Kupa e Kosovës mbetet gara e vetme për Prishtinën për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm. E njëjta vlen edhe për Llapin, që synon trofeun e Kupës si rrugën e vetme për Evropë./RTK,live/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT