Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për të ardhmen e talentit të madh Lamine Yamal, duke konfirmuar se rinovimi i kontratës së tij është arritur dhe mbetet vetëm nënshkrimi zyrtar.
“Rinovimi i Lamine është arritur, dhe e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi formal”, deklaroi Laporta për mediat spanjolle.
Ai theksoi lidhjen e veçantë që Yamal ka me klubin dhe bashkëlojtarët.
“Yamal është një gjeni që kënaqet duke luajtur për Barcelonën. Ka miq në klub dhe është pjesë e një brezi me lidhje të fortë mes tyre”.
Laporta shtoi se marrëdhënia me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, është shumë e mirë, gjë që ka lehtësuar procesin e rinovimit.
Lidhur me çështjen e pagës, ai u shpreh qartë se Barcelona do ta paguajë mirë yllin e tyre
Te Barcelona paguajmë sipas meritës. Ne jemi një klub që shpërblen cilësinë dhe nuk ka vend më të mirë për një lojtar si Lamine”./Epoka e Re/