Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritBrunilda Dore -Në paç sy

Brunilda Dore -Në paç sy

Në paç sy vetëm për mua
Le t’pëlcasin nga zilia
Dritën time ia fik botës
Nëse s’di ç’është dashuria

Në paç sy vetëm për mua
Do ti fal dhe sytë e mi
Që të ndjej se ç’ndjen për mua
Kur më sheh plot ëmbëlsi

Kur s’të shoh jam e përhumbur
Jam si dru, e mpirë pa jetë
Si një muzikant që pa ndjenjë luan
Nota të thata në melodi të zbehtë

Në paç sy vetëm për mua
Do çel si lulja në saksi
Si një zog përmbi një ftua
do thurr gjithë jetën veç melodi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT