Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Dëgjomë Atdhe

Kristina Ndoci Tina-Dëgjomë Atdhe

Atdheu im! Ti për mua je si një yll në mëngjes lavdie,
në mua ashtu do të mbetesh e rrënjosur si plagë e thellë,
në qënjen time Ti ke hedhur sa e sa grimca magjije,
sa dhimbje e dashuri në mua njëherësh për Ty janë mbjellë.

Atdhe! Ti vend shtrejntë,i bekuar e i vetmi poshtë qiellit,
që në zemër të Ballkanit shtrihesh aq i mrekullueshëm,
Ti për mua do mbetesh kushtrim si himni i Tokës Diellit ,
dashuri pafund ku fjala nuk mund ta shpreh mjaftueshëm.

Atdhe! Gjithë burimet e tua të kaltra që gumëzhojnë,
janë loti i mërgimtarit që kudo janë larg,i gërryen,
janë fjalët që nga zemra e shpirti vetëm për ty burojnë,
janë mall,janë besë,janë rreze Dielli që nuk thyhen.

Atdhe! O frymëzimi im herët në agim e vonë në mesnatë,
o rrjedhë e vargut tim mbi fletë e kohë hedhur e shkruar,
ku mes tyre të kam lënë një nostalgji të gjatë,të gjatë,
e pas shumë kohësh patjetër ke për të më kujtuar.

Sa herë të dëshirosh Ti Atdhe të dëgjosh zërin tim,
dua që në zemrën tënde thellē mua të më dëgjosh,
ashtu si me dhimbje në lumturi e në dhimbje me gëzim,
psherëtimat e përshpēritjet e mija në shkrime,ti dëshmosh.

Sepse me vargun tim s’lejoj që kjo tokë të ketë harresë,
në smundem me gojë me fjalët e zemrës do flas,
se te Ti Atdhe pash lindjen e parë të Diellit,të parën vesë,
të parën fjalë e dëshirë,të parin hap e kujtim që lash pas.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT