Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Nënë dhe bijë.

Mimoza Eliona Osmani-Nënë dhe bijë.

Po vij, atdhe,
me gocën pranë
dy zëra shprese
më ndriçojnë udhën.

Kënga e zemrës ndihet matanë,
një çantë me vargje më puth rrudhën.

Shpalosen tinguj në një zë drite,
mes gjirit tënd bëj hekurudhën
për ne,
vagonat e një dite…

I virgjër malli që po agon,
do zbres, atdhe,
me gocën pranë,
në çdo
stacion…
Përmet – Tiranë.

Të ftuara nga e bukura fjalë,
qytetit të trëndafilave,
të luleve shumëngjyrëshe.

Ku kënga e Naimit është vargmal,
dhe zëri i muzës — dallëndyshe.

Ndër male dhe fusha, kalëron malli,
çdo gjeth i gjelbër më bëhet varg.
Një nënë dhe bijë të prek tek balli,
të ardhura për ty nga larg…

Je këngë prej vargjesh, Përmeti im,
që flet buçimë në gjirin tënd.
Ne ndihemi nga pak Naim,
Pak Frashëllinj me penë argjend.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT