Monday, July 14, 2025
BallinaVitrina e libritAli Podrimja: Ai që nuk të pa Çamëri

Ali Podrimja: Ai që nuk të pa Çamëri

Desha të takoj Marko Boçarin  
                   Bajronin tek luante me rrufe 
Nuk kisha as Shpatë as Kalë 
         E i lartë Suli

Me arrabaxhinë isha vetëm 
‘i buzëqeshje të Bjeshkëve të Namuna kisha
        dhe Flakën në sy

por i madh terr kishte rënë

Para se të mbyllej në qiell
              Desha të takoj Marko Boçarin
Në rigë shiu pikëlonte Bajroni
              Mjeri û për Janinën

Seç e kishte shituar arrabxhinë
         namë e perëndive

        ishin dridhur tokëqielledet
        rrënjëve të dheut
ishte kurthuar koha ime

Oh Çamëri

ai që nuk të pa
vdiq dhe në ëndërr.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT