Monday, July 14, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-JE ËNGJËLL A PERENDI

Asja Mulgeci-JE ËNGJËLL A PERENDI

Gjelbrimin e natyrs kam veshun si fustan
E n’bebza t’syve m’kan çelë trandofilat petale-petale,
Oh, prit i dashtun, mos m’i shkund
Prit;prekmë ambel, kadale!

Rrëshqit gishtat njomësht trupit
Si vesa barit nadjeve
Se dita bahet e paqt e diellt
Njatëherë kur prahem ngat teje
Lazdruem si manare!

E nata.;
Oh nata, shtrin petkun magjishëm
oazës tonë, natën vonë,
Belbzojmê hutuem buzëve si fmija
kur fillon me folë!

N’krahë ere mi solli lotët, si pika shiu
ky fund-maji,
N’kang bylbylash nji vaj-burri
m’fërgëlloj gjoksin
si gishtat mbi piano leht
mall ngarkuem djeg shpirtin
si rana e nxeht!

Faqesh t’i fshij me qerpikt e mij
Oh sdi pse u tranda disi
Ç’po ndodh?!
Pyes cuditshëm tue t’pa n’sy!

Mos ndoshta po kjan ti ?
Oh, jo e dashtun
Asht parfumi i shpirtit ky
Aromen lshon ndër deje, boten deh!

Saherë malli m’kaplon
shpirtshëm si vetim m’sjell tek ti ,
Në ç’parajs zotash po m’përkund
Ç’fat-jete ashy ky
Je ëngjël,l a perendi
Ma thuaj ta di!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT