Mbrëmja nuk vonoi të binte !
Ajo kapi me duart e brishta fustanin e varur në kremastar pas përgatitjes së grimit, veshur me kujdes.
Linjat e trupit dukeshin qartë nga elasticiteti i robës fiksuar pas hireve mahnitëse.
Shpatullat dhe njëra nga kofshët dilnin të zhveshura jashtë ashtu si gjysma e shpinës që vinte me një prerje në V=ë, deri fundit të shtyllës kurizore.
Ngjyra e zgjedhur në krem nuk bënte dallim nga lëkura e saj e bardhë.
Sandalet në qumësht me gurë si dhe portofoli qëndronin në pritje mbi bangën e tualetit tek dhoma e gjumit ku drita e yjeve thyhej mbi to si një hark i shndrritshëm hënor.
Hedhur hapin e parë, ndjeu se takat e larta i jepjen trupit një ecje seksi ashtu si dhe vetë veshja tepër elegante.
Lëshoi flokët gështenjë me forma poshtë shpatullave, dhënë penelin e fundit.
Hedhur vështrimin në pasqyrë mendoi se nuk kishte më asnjë ngjasim me atë femrën e përditshme që atij i priste syri ç’ do ditë.
Zilja ra, ishte Iliri i cili hyri vërtik brenda ngelur shtangur.
Dukej qartë nuk e njohu për gjatë hyrjes në koridor, por diçka e tërhiqte në fytyrën e saj të ëmbël, ndaj vazhdonte t’ ja mbante ngulur sytë.
Uli kokën mendueshëm në njërin krah,..
Sa do të dëshironte kjo perëndi që ju shfaq përpara syve të ishte zonja e cila do ta shoqëronte këtë mbrëmje të veçantë!
Dikush e thirri në emër, ajo kthehu kokën mbrapsh!
Iliri mbeti hutuar për një çast , më pas mblodhi veten dhe i kulturuar si ishte e ftoi për në restorantin ku kishin mbyllur tavolinë.
Në hyrje gjithçka dukej e errët dhe pa gjallëri.
Pas disa minutash bënë disa hapa në heshtje nga ku dalloi flaka e qirinjëve të kuq ndezur mbi tavolinë.
Kamarierët servirën në heshtje gatimet speciale të guzhinës italiane shoqëruar në melodinë e një violine me veprën e njohur overurën to A Midsumer Night Dreams (1826) italian .
Iliri u largua për një moment dhe pas pak u kthye përsëri,
mermeri i bardhë u shtrua në karafila të kuq nga porositë e paguara. Hapja e shampanjës i ftoi në kërcimin e radhës shtrënguar duart.
Lotët shkarazi fshinë makiazhin e lehtë të fytyrës së saj ëngjëllore. Mes kostelacione ngjyrash shtrirë hareshëm mbi trupat e tyre sytë u kishin vjedhur shkëlqimin xixëllonjave.
Mbrëmja vezulluese shkruhej ëmbëlsisht xhamave të kujtesës. Rahjet e forta të zemrës, drithërimat e shpirtit flisnin përtej ëndrrës.
Kishin ardhur aq pranë njëri = tjetrit, më të marrosur se kurrë ndonjëherë. Si të kish rilindur Kleopatra dhe Mark Anthonio për ti treguar edhe një herë botës, forcën e dashurisë.
Një dhisk me gota kristali u rëzua përtokë.
Plasi syri i keq u dëgjua zëri i hollë përtej dritave rozë.
Duartrokitjet e personelit i bënë të kuptonin se nuk ndodheshin vetëm në atë sallë.
Ndajnata kridhej në emocione maramendëse.