Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir Z Çitaku -Ne jemi udhëtarë

Fatmir Z Çitaku -Ne jemi udhëtarë

Ne lindëm për të ecur,
jo thjesht nëpër rrugë, por nëpër kohë,
nëpër pyetje, nëpër humbje,
nëpër buzëqeshje dhe lot që shiu i fsheh.

Çdo fillim ka një fund,
por jo çdo fund është heshtje.
Disa njerëz ikin, por nuk vdesin.
Jetojnë në kujtimin që ndez dritë pas tyre,
në fjalët që lanë,
në veprat që mbollën,
në zemrat që i preken.

Jeta?
Një dhuratë e mbështjellë me kohë,
e dërguar nga Ai që na njohu para se të frymonim.
Ai bëri udhëtimin tonë,
rezervoi çdo stacion,
dhe kur të vijë çasti i kthimit,
do jetë veç ndërrim udhe,
jo fund i gjithçkaje.

E çfarë mbetet?
Jo sa jetuam, por si.
Jo sa morëm, por çfarë lamë.
Të qeshurat që dhuruam,
fjalët që ngritën dikë,
një fëmijë që rrit vlera,
një mik që na mban mend me mall.

Jetoni sot – jo për t’u larguar në qetësi,
por për të mbetur gjurmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT