Monday, July 14, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-O moj hënëz

Manushaqe Hoxha Laçi-O moj hënëz

O moj hënëz ledhatare
hedhur trupin si selvi.
Jepmë syrin, t’ndez zjarre
pranë teje kur të vij.

O moj hënëz përmbi male
mbushur ballin me stoli.
Mos ma hidh syrin me naze
se po shkrihem si qiri!

O moj hënëz përmbi dete
sillmë aromë vajzërie!
Të të mbaj pishtar me vete
dritë ujvarash lumturie!

Hënëz moj, ulur në brigje
yjësi derdhur mbi ballë.
Kapërce gardhe e shtigje
jepi krahë ndjenjës së rrallë.

Hënëza ime, jepma dorën
buzëmbrëmjeve përgjithmonë.
Ta vendos mbi flokë kurorën
simbolikë t’dashurisë sonë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT