Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli -Ngjyrat e Shpirtit

Margarita Llapushi Zeneli -Ngjyrat e Shpirtit

Të gjitha ngjyrat do t’i mbledh,
Në një tablo do t’i bëj nji’,
Më t’bukurën pikturë do zgjedh,
Botës t’i fal dashuri!

Si fllad pranvere t’ju përkëdhel,
Shpresë që vjen si gjelbërim,
Në çdo vend do vij t’ju gjej,
T’ju dhuroj ngjyrat e shpirtit tim!

Do marr nektarin në çdo lule,
Hambarët e zemrës do t’i mbush,
Ilaç e shërim për çdo sëmundje,
Për ju në vargje do e derdh si prush!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT