Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Nebiaj-Se di ç’më ndodhi…

Mimoza Nebiaj-Se di ç’më ndodhi…

Sonte gjumi nuk më zinte,
Nuk mund të flija dot,
Përpiqesha si zog në degë,
Që s’e di ku do të bjerë.

Qerpikët më rëndonin,
Akrepat e orës lëviznin ngadalë,
Me psherëtimë pyesja veten:
“Mimoza, çfarë të shqetëson vallë?”

Hidhja sytë nga dritarja,
Veç errësira mbretëronte,
Po truri im sa larg,
Po shkonte…

U gdhi dhe kjo natë,
Loti më rrëshqiste ngadalë,
Zemra fort më rrahu,
S’e di ç’më ndodhte…

Syrin dot s’e pushova,
U ngrita ashtu e përgjumur,
Dielli kishte dalë,
Bisedova me yjet,
Ato kisha dëshmitar…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT