Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritBlerina Behari -A ka jeta vlerë?

Blerina Behari -A ka jeta vlerë?

O njeri, që lëviz në horizonte të përflakura,
Dëgjoje klithmën që ulëret dhimbshëm,
Deri në kupën e qiellit, me piskamë inatçore…
Sa e ka çmimin jeta?
Aq sa emblema e tij,
Në heshtje të pafjalë, ndërpret metamorfozën.


Në ditë të errëta, në precipitatet e memories,
Që fshihet thellë në skutave të ndërgjegjes së krisur,
Atje, në toka të shkretuara, dunash rëre,
Në pritje të apokalipsit,
Ulëret duke rëmihur dheun,
E turfullon si bishë e plagosur, krisjen e qiellit.


Oh, ç’mynxyrë!
Shihet në vargun e zogjve,
Që enden të lebetitur nga ndjekja,
Me klithmat e çjerra të grabitqarëve,
Mizerje që shqyen zemra, e duar që kërkojnë ndihmë.
Zoti nuk i shikon…


Kufomat zgjohen dhe kërkojnë jetën,
Ku je, agim i mëngjesit mëkatar?
Në ç’farë ëndrre ke rënë,
Që zgjimin e tundon në marshët funebre dashakeqe?
Oh, ç’mynxyrë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT