Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -URIME 1 QERSHORI

Murtez Asllani -URIME 1 QERSHORI

Fëmijë të dashur
kudo që jini,
shëndet e lumturi
gjithmonë të keni.

Fëmijët me lodra
përherë argëtohen,
por edhe në shkollë
bukur mësohen.

Bota është e madhe
dhe ka fëmijë plot.
-Qofshin të hareshëm
përjetë e mot!

Në disa vende
lufta po zhvillohet,
të gjithë fëmijët
çdo ditë po trishtohen.

Kisha dëshiruar
që kudo në botë,
fëmijët të jenë t’lumtur
mos të derdhin lot?!

Fëmijë të botës
u rritshi me gëzime
është ky urim
prej zemrës sime!

Gëzofshi gjithmonë
shëndet e lumturi,
paçi suksese
në secilën lëmi!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT