Molla e kafshuar prej Evës
më rri në grykë,
përtej vetëdijes, përtej gjykimit.
Bota, aq komplekse,
aq e çoroditur, aq pa karakter,
ka aftësinë të hajë veten me dhëmbë.
Koha e ka braktisur kuptimin e vet,
si një njeri i zhveshur nga çdo virtyt, pa nder.
I përgjakur në ndjenja makabre, në sy të njomë.
–