Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-DASHURI EGOISTE

Lida Bashllari-DASHURI EGOISTE

Aman se të kam merak,
Më shumë se vetveten.
Edhe kur më tradhëton,
Shkon me atë tjetrën.

Gjithmonë kështu ma ke bërë,
Shpesh më “pret” në besë.
Dhe kënaq fort egon tënde,
Kur unë thyhem, vdes.

Kjo s’është dashuri o shpirt,
Por hakmarrje ndjenjash.
Dhe përzgjedhja pak rrëmujë,
Në at’ mori femrash.

Ish në vëndin e gabuar,
Fati im i keq.
Ndoshta paska qenë e shkruar,
Të dua një dreq.

Të pabesë e lajkatar,
Që të vret pas shpine.
Dhe kur kërkon llogari,
Luan rol viktime
.
Mos e duaj një narcist,
Thotë psikologjia.
Se gjithmonë të bën fajtor,
Do të dalë e tija.

Që të ndjehesh e pavlerë,
E çmendur dhe kot.
Po hajde thuaji zemrës sime,
Çdo me një idiot.

Sa herë dua që të “zhdukem”,
Nga kjo dashuri.
Gjithmonë do të ndodhë diçka,
Që t’më kthejë tek ti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT