Kush ish ajo……..?
Poetja që vargjet i nxori nga guri,
Ajo që shkronjat A,Β,C..në,
Një nga një në varg i vuri,
Ajo që me fjalën e saj të ngrohtë,
Drurit,gurrit të fortë i dha formë.
Ajo që me zogjtë cicëronte dikur,
Ajo që me fluturat luante gëzohej ,
Ajo që qeshte si fëmijë e fytyra i kish nur,
Që rendte e fluturat të kapte mundohej.
Ajo që dikur I thoshin
je e mirë në shkrime,
Asaj që dikur kur shkruante
shpirti I ndizej,
Me vargje ,prozë e tregime.
Ajo që ylberin e hidhte ne varg,
Ajo që tani mëngjeseve vrapon me ankth,
Ajo që me lulet me pemët ëmbël fliste,
Ajo që me kujdes e mall I skaliste.
Ne dhe të huaj Ajo,
Nuk mban në dorë penë,
Ajo që qau me lot,kur e përqeshën
Dhe lotët i mblodhi shuk në letër.
Ajo që dhimbjen në kraharor,
E mori e flaku në det,
Ajo që.në duart e saj,
Mban një fshesë.
Ajo vite me radhë në gjuhën e nënës nuk lexonte,
Ajo që për vite me radhë s’zuri laps me dorë,,
Ajo mbyllur në një kafaz të një vendi
që gjuhën s’ia kuptonte,
Ajo që vitet më të bukura ju mbuluan me borë,
Asaj jeta i shkoj duke larë e fshirë shtëpitë e botës.
Ajo që luftoi me vetvehten,
Ajo që luftoi me ndjenjën,
Ajo që lapsin e ndërroi,me një fshesë.
Gjithë jeta e saj ndryshoj në kurbet….
Kush ish ajo……??
Ish ajo mësuesja e mirë,
Ish ai inxhinieri me vlerë,
Isha Une,Ju,Ai,Ajo,
Që ëndrrat kurbeteve ju ngelën,
Po në shpirt të lirë su ndrydhën,
Përsëri mbetën poetë..
Të fjalës së lirë e në shpirt profetë.
Ishte ajo poetja e thjeshtë,
Qe la çerdhen e saj vendlindjen shtëpinë,
Braktisi ëndrrat ndjenjat,çdo gjë me vlerë,
E mori arratinë drejt te panjohurës pa emër,
Per nje te ardhme me te mire,
Ajo ,Ajo,Ajo…..është pak
Ta quaj…………Heroinë.
Ish ajo që ëndrrat e saj,
U rrëzuan brenda natës,
Dhe u detyrua të marrë,
Rrugët e errta të mërgatës.
Ish ajo që lapsin e penën e kish
të nevojshme si ushqim,
Ish ajo që mori udhët e botës pa kthim.
Që tani për të huajt punon dhe gëryen dheun,
E loti si ndahet nga syri e malli për Atdheun!!