Vranët është qielli, shiu bie me gjyma
Brenda monotoni shpirtërore në këtë behar.
Ndoshta vranë koha fle dhe muza ime,
Zgjohu, o shpirt, zgjohu në këtë pranverë të artë!
Dhe kopshti i tërë është në lulëzim të plotë,
Trëndafili ka çelur petalet e tij magjepsëse.
Në çdo petale të tij një histori siç flet,
E jetës kaluar nëpër itinerarin e saj.
Sot vargut dua t’i dhuroj ngjyrë ylberike,
Le të jehojë me tërë dashurinë shpirtërore.
Të gjitha ngjyrat t’i bëra si një konglomerat,
Ashtu siç jeta në përditshmëri na i dhuron prore.
Porsi lulet e arta që natyrën kanë zbukuruar,
Ndjenjat njerëzore të pajisura me sensin e mirësisë.
Ashtu dua që vargu im të rrjedhë me bardhësinë,
Të ndriçojë kudo në shpirt ndjenjat madhështore të njerëzisë.
Poezi, o ndjenjë e artë, rrjedhur nga shpirti i poetit,
Me sensin e bukurisë së jetës dërgo mesazhe të larta,
Mbi këtë botë njerëzore zhytur në batak e tëra.
Dërgo gjithmonë shpresë që jetën ta ndjejmë me ndjenja të arta.