O vend im, o tokë e bekuar!
Bjeshkët lulëzojnë në çdo stinë të përherë..
Dimër e verë, me nur rrezatoni,
bukuri magjepëse përherë na dhuroni.
Kjo tokë e bukur nga Zoti u fal,
Ujvarat zbresin si nuse me valë.
Pikojnë mbi gurë me zë melodie,
Si këngë që shpirtin ta mbush me ndjenjë dashurie.
Kullotat e gjelbra blegërijnë me jetë,
Bagëtitë lozin nën qiellin e qetë.
Bariu me fyell këngën ia merr,
Bilbili e ndjek, një duet i bukur në pranverë.
Të krijoi Perëndia me dorë hyjnore,
O vend i bekuar me shpresë shpirtërore.
Madhështia jote na mbush me besë,
Në zemrën e çdo biri, ti rron përherë.
Qengjat kërcejnë në lëndina të gjelbër,
Fëmijët lozin me gaz dhe me hare.
Nën diellin e ngrohtë, me kurora me lule,
Ata këndojnë dhe vrapojnë nëpër fushë.
Lule mbledhin me dorë të njomë,
Kurora thurin dhe qeshin me zë.
Barinjtë fyejve ju bien me mall,
Bareshat vallen e nisin ngadalë.