Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Për ty!!

Cerazela Kondi-Për ty!!

Shkruaj,për të gjitha
që s’mund ti them me fjalë.
Shkruaj,për ato që shpirti
ska guxim ti thotë.

Shkruaj,për njeriun tim.
Atë njeri,që dhimbjen dashuroi.
Ninullë bëra gjith ëndrrat e mija,
në gjoksin e tij.

Shkruaj,që kur dhimbja
në dhomën time fluturonte
ai i bëri zogj të bardhë
asgjë të mos më lëndonte.

Njeriu im,që me fantazmat
e të kaluarës time luftoi.
Ai,që mbyti me puthje cdo mërzitje.
Buzëqeshja e tij,kurrë nuk shuhet
kur e shikoj.

Atë njeri,s’dua ta humbas asnjëherë.
Forcë ta jetoj,do të gjej.
Të kushtohem e gjitha tek ai.
Kur mbështetem mbi të,
harroj cdo të keqe,cdo dhimbje,
akoma dhe veten time!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT