Friday, June 20, 2025
BallinaSportAlarm para ndeshjes me Serbinë, futbollisti i Kombëtares përfundon në spital

Alarm para ndeshjes me Serbinë, futbollisti i Kombëtares përfundon në spital

Rei Manaj ka përfunduar në spital pas temperaturës së lartë që po kalonte.

Sulmuesi i Kombëtares prej dy ditësh i mungonte pjesës tjetër të grupit, që vazhdon përgatitjet normalisht për ndeshjen me Serbinë.

Dje ndërkohë Kombëtarja zhvilloi seancën e katërt stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Manaj u përgatit i veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Sulmuesi i Sivasspor është edhe shqetësimi i vetëm për Sylvinhos, para ndeshjes delikate. Sfida me Serbinë do të jetë e treta në kualifikueset e Botërorit, pasi në dy të parat janë grumbulluar 3 pikë, njofton PanoramaSport.

28-vjeçari vjen te kuqezinjtë pas një tjetër sezoni pozitiv në aspektin individual me Sivasspor.

Manaj shënoi 12 gola dhe asistoi 5 të tjerë në kampionat, ndërsa mori minuta në 27 ndeshje./Front online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT