Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritFatmire Necaj-Hije në Dritë

Fatmire Necaj-Hije në Dritë

Njerëzit e varfër nuk e njohin dot drejtësinë.
Ata jetojnë si hija në dritë.
Kur sytë e tyre ndalojnë tek ti,
Ti bëhesh armik, pa bërë asgjë.

Ata nuk duan të të njohin,
Por dinë shumë mirë të të gjykojnë.
Dhe nuk të gjykojnë për çfarë je,
Por të gjykojnë për atë që ke.

Dhe ti, pa dashur, fillon e ndjen frikë,
Jo frikë nga ai,
Por ti veç e di se në çfarë humnerë
Do të bjerë ai.

Pse dreqin rrini si hije në dritë?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT