Monday, July 14, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -AFËR LUMIT I ETUR

Zymer H. Haliti -AFËR LUMIT I ETUR

Aty afër lumit qëndroja i vetmuar
Duke sodit fluturat si endeshin…
Të prisja ty,atë ditë,për të takuar
Minutat nê ikje më çmendëshin.

Dhe më në fund Ti kur erdhe
Rrezet e diellit filluan ndriçimin
Sa ëmbël m’joshe,më shpërbleve
Ato çaste më kënaqe shpirtin…

Aty afër lumit filloi një jetë e re
U betuam se do të kemi besim
Dëshmitarë kishim zogj e gurë ne
Që jeta të vazhdonte me shkëlqim.

Ai lumi ende gjarpëron me gurgullimë
Dhe jeta e jonë filloi të lulëzojë bukur
Edhe sot kujtoj ata zogj me cicërimë
Tek ne qëndronim aty diku të strukur.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT