Saturday, July 19, 2025
BallinaVitrina e libritEva Petropoulou-Lianou – Përktheu Irma Kurti

Eva Petropoulou-Lianou – Përktheu Irma Kurti

EVA PETROPOULOU-LIANOU ka lindur në Xylokastro të Greqisë. E apasionuar pas gazetarisë, në vitin 1994 filloi të punojë si gazetare për gazetën franceze “Le Libre Journal”, por dashuria për Greqinë e bëri të rikthehej në vitin 2002. Eva ka botuar disa libra, midis të cilëve edhe elektronikë. Përmendim disa prej tyre: “Unë dhe vetja ime tjetër, hija ime” nga botimet Saita, “Geraldina dhe elfi i liqenit” në anglisht – frëngjisht, si dhe “Vajza e hënës”, edicioni i 4-të, në greqisht – anglisht nga botimet Oselotos. Poezia e saj është përfshirë në Enciklopedinë Greke Haris Patsis dhe librat e saj janë miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e Qipros, për bibliotekën e nxënësve dhe mësuesve. Së fundi ka botuar librin: “Aventurat e Samurai Nogas San” në anglisht nga shtëpia botuese OntimeBooks, me seli në Angli. Eva Petropoulou-Lianou bashkëpunon me revista të ndryshme online. Është anëtare e Unionit Ndërkombëtar Letrar me seli në Amerikë dhe punon për promovimin e letërsisë si dhe veprave të poetëve grekë.

KUDO
Zoti ekziston
Por qeniet njerëzore e kanë harruar Atë
Nga Lindja në Perëndim
Njerëzit qajnë dhe dëshpërohen
për këtë botë që i lë ata në harrim

Kudo vështrojmë
Përmes pasqyrës së thyer nga shëmtia e
Një fjale që nuk ka më vlerë
Kudo
Askund
Askush nuk mund ta dëgjojë tingullin e zemrës
kur është thellësisht i dashuruar
Fytyrat nuk buzëqeshin
Njerëzit plaken
Ata mbyllin
Hapin sytë
Një lëvizje spontane
Derisa shpirtrat
pa kujtime plaken.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT