Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritShire Dhima -Një fole doja!

Shire Dhima -Një fole doja!

Në xhungla mendimesh, je futur shpirti I’m
Rrugën askush s’po ta tregon
Një rrugë e ngatërruar,ndoshta është harrim
Harrimin kush dreqin e mëson?.

Dëshirat dhe dritat kanë humbur shkëlqimin
Dielli ka mendjen vetëm të djeg
A thua të gjitha kanë marrë perëndimin
Vetëm atje, diellin ndoshta mbajnë peng .

Ku vajti pranvera kush e mban fshehur
Në grimca hijesh ku do jetë futur
Me një trapez ku do jetë dehur
A metamorfoza e bëri flutur.

Ku ta gjej rrezen që më puth mua
Vesës loti I gjithë qënka tharë
Vetëm dashuria kërkon rreze hua
Ca rreze ku gjeti në të qarë.

Buhasje mendimesh,buhasur dhe koha
Dhe dielli I nxehur ,është bërë kacek
Një cop antarktide tani unë e doja
Ta bëja fole në këtë diell të nxehtë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT