Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritAbide Peci Gashi-TA KESH NË MENDJE

Abide Peci Gashi-TA KESH NË MENDJE

Urat kudo botës,
lidhin brigjet,
Dashuria në mes njerëzve,
i hapë të ‘gjitha shtigjet!

Shëndeti i njeriut,
është primar në jetë,
po s’ pate shëndet,
asgjë s’ke me të vërtetë!

Familja është,
streha më e ngrohtë,
Të lumturon ,
dhe të bën me krah,
Kurrë s’të lë përjashta,
kur ti ke të ftohtë!

Këto tri gjëra ,
mbaj gjithmonë në mendë,,
Ndërto kudo ura ,
gjatë jetës në çdo vend,
Ruaje shëndetin,
dhe krijo familje,
Kultivoje dhe dashurinë,
mes njerëzve fortë!

Jeto dhe vepro n’ vendlindje,
Kështu ndërtohet,
shoqëria e shëndoshë në botë,
Përbrenda saj ndërtoje paqën ,
që t’i bashkoj në çdo mot!

Me ndërtimin e paqes,
e bukur bëhet bota,
Kur hedhim vallen e dashurisë,
përmbi ura,
Kjo i mbanë themelet e shoqërisë,
të forta,
Jeta na bëhet,
si një fushë me lule!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT